Në bazë të autorizimit AME nr. 165/02
Projektimi i aparaturave dhe instalimeve për detektim, lajmërim dhe fikje të zjarrit
Byroja projektuese e TEKNIKU SAFETY harton projekte të plota për sistemet e detektimit dhe alarmit, sistemet e shuarjes automatike dhe rrjetet hidrantore – të llogaritura, të koordinuara me projektin e objektit dhe sipas normave evropiane EN.
- Kompania
- TEKNIKU GROUP SH.P.K.Emri tregtar: TEKNIKU SAFETY · Nr. i biznesit: 812293984
- Autorizimi i AME
- Nr. 165/02 · dt. 23.06.2026Projektimi i sistemeve të detektimit, alarmit dhe shuarjes së zjarrit · vlefshmëri 3 vjet
- Byroja projektuese
- Inxhinierë brenda kompanisëEkip i kualifikuar projektues; çdo dokument verifikohet nga një inxhinier i dytë
Sisteme sipas serisë EN 54.
Sprinkler, mjegull uji, gaz, kuzhina.
Hidrante, pompa dhe rezervuarë.
Ndërlidhjet me tymin, dyert dhe HVAC.
Sistemet që projektojmë
Projektojmë çdo sistem veç e veç ose si zgjidhje të integruar, sipas rrezikut, destinimit dhe kërkesave të elaboratit të mbrojtjes nga zjarri.
Detektimi dhe alarmi i zjarrit
Centrale adresabile ose konvencionale, detektorë, butona, sirena dhe paralajmërues vizualë.
EN 54 · CEN/TS 54-14Alarmi zanor dhe evakuimi me zë
Njoftime me zë dhe udhëzime për evakuim sipas zonave të objektit.
EN 54-16 · EN 54-24Detektimi i gazit
Detektimi i CO në garazhe dhe i gazrave të ndezshme në kuzhina dhe kaldaja.
EN 50545-1 · EN 60079-29Sistemet sprinkler
Mbrojtje automatike me ujë për depo, qendra tregtare, parkingje, hotele dhe industri.
EN 12845Mjegulla e ujit
Shuarje me pika të imëta uji, me konsum të ulët uji, për hapësira të veçanta.
EN 14972Shuarja me gaz dhe aerosol
Për dhoma serverësh, arkiva dhe dhoma elektrike, pa dëmtuar pajisjet.
EN 15004 · EN 15276Kuzhinat komerciale
Sisteme të fiksuara për pajisjet e gatimit dhe kanalet e ajrit.
EN 17446Rrjeti hidrantor
Hidrante të brendshme dhe të jashtme, grupi i pompave dhe rezervuari i ujit.
EN 671 · EN 14384 · EN 12845Ndërlidhjet
Kontrolli i tymit, dyert zjarrdurëse, ashensorët, HVAC dhe transmetimi i alarmit.
EN 12101 · EN 54-13Detektimi dhe lajmërimi i zjarrit
Sistemi i detektimit zbulon zjarrin në fazën e hershme dhe paralajmëron njerëzit dhe shërbimet. Projekti përgatitet sipas CEN/TS 54-14, me komponentë të certifikuar sipas serisë EN 54.
| Komponenti | Standardi |
|---|---|
| Centrali i alarmit (CIE) | EN 54-2 |
| Furnizimi me energji dhe bateritë | EN 54-4 |
| Detektorët e tymit | EN 54-7 |
| Detektorët e nxehtësisë | EN 54-5 |
| Detektorët e flakës | EN 54-10 |
| Detektorët linearë me rreze | EN 54-12 |
| Butonat manualë të alarmit | EN 54-11 |
| Sirenat | EN 54-3 |
| Paralajmëruesit vizualë | EN 54-23 |
| Izolatorët e lakut | EN 54-17 |
| Komponentët me valë | EN 54-25 |
Çfarë përcaktojmë në projekt
- Zonimi i objektit dhe ndarja e lakeve
- Zgjedhja e llojit të detektorit sipas ambientit dhe lartësisë së tavanit
- Mbulimi dhe distancat e detektorëve
- Vendosja e butonave, sirenave dhe paralajmëruesve vizualë
- Llogaritja e baterive dhe e rënies së tensionit në lak
- Matrica shkak–pasojë për të gjitha ndërlidhjet
- Transmetimi i alarmit te qendra e monitorimit ose shërbimet
Projekti përfshin edhe matricën shkak–pasojë: çfarë ndodh automatikisht kur aktivizohet secili detektor ose buton.
Sistemet e fikjes së zjarrit
Zgjedhim sistemin sipas materialit që mbrohet, rrezikut dhe mënyrës së përdorimit të hapësirës. Për çdo sistem bëjmë llogaritjet e plota dhe i koordinojmë me projektin arkitektonik, elektrik dhe mekanik.
| Sistemi | Ku përdoret | Standardi | Llogaritjet kryesore |
|---|---|---|---|
| Sprinkler | Depo, qendra tregtare, parkingje, hotele, industri | EN 12845 | Klasa e rrezikut, dendësia e projektit, llogaritja hidraulike, furnizimi me ujë |
| Mjegull uji | Hapësira me vlera, tunele, makineri | EN 14972 | Lloji i sistemit, presioni, koha e funksionimit |
| Gaz inert ose kimik | Dhoma serverësh, arkiva, dhoma elektrike | EN 15004 | Vëllimi, koncentrimi, koha e mbajtjes, integriteti i dhomës |
| Aerosol | Panele elektrike, hapësira të vogla teknike | EN 15276 | Dendësia e aplikimit dhe vëllimi i mbrojtur |
| Kuzhina komerciale | Pajisjet e gatimit dhe kanalet e ajrit | EN 17446 | Mbulimi i pajisjeve, ndërprerja e gazit dhe e energjisë |
| Rrjeti hidrantor | Të gjitha objektet sipas elaboratit | EN 671 · EN 14384 | Presioni dhe rrjedha, rezervuari, grupi i pompave |
Për shuarjen me gaz projekti parashikon edhe testin e integritetit të dhomës (door fan test), sinjalizimin e paralajmërimit dhe vonesën para shkarkimit, për sigurinë e personave.
Dokumentacioni dhe procesi
Përshkrimi teknik
Koncepti i mbrojtjes, zgjedhja e sistemit dhe normat e zbatuara.
Llogaritjet
Hidraulike, sasia e agjentit, bateritë, rënia e tensionit.
Planet e vendosjes
Bazat e kateve me pajisjet, kabllot dhe tubacionet.
Skemat
Skemat bllok dhe skemat e lidhjes së sistemeve.
Matrica shkak–pasojë
Të gjitha ndërlidhjet automatike ndërmjet sistemeve.
Specifikacioni dhe preventivi
Lista e pajisjeve me karakteristikat dhe sasitë (BOQ).
Udhëzimet për testim
Kriteret për testimin dhe pranimin e sistemit (commissioning).
- 1Të dhënat hyrëse
Projekti arkitektonik, elaborati i mbrojtjes nga zjarri dhe kërkesat e investitorit.
- 2Koncepti
Zgjedhja e sistemeve dhe e nivelit të mbrojtjes, e koordinuar me projektuesit.
- 3Projekti
Llogaritjet, planet, skemat dhe specifikacioni.
- 4Verifikimi
Kontroll i brendshëm nga një inxhinier i dytë.
- 5Mbështetja
Sqarime gjatë instalimit, mbikëqyrje dhe testimi për pranim.
Së bashku me TEKNIKU SH.P.K., ofrojmë edhe furnizimin me pajisje, mbikëqyrjen e instalimit, testimin e rrjetit hidrantor dhe servisimin periodik – nga një partner i vetëm.
Autorizimi dhe baza ligjore
Projektimi i aparaturave dhe instalimeve për detektim, lajmërim dhe fikje të zjarrit. Dt. 23.06.2026 · vlefshmëri 3 vjet · TEKNIKU GROUP SH.P.K. – TEKNIKU SAFETY.
Legjislacioni i Kosovës
- Ligji nr. 08/L-261
- Për mbrojtjen nga zjarri
- Ligji nr. 04/L-110
- Për ndërtimin
- UA (MPB) nr. 12/2017
- Për përmbajtjen e elaboratit për mbrojtje nga zjarri
- UA (MPB) nr. 04/2018
- Udhëzim administrativ i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Normat evropiane
- EN 54 · CEN/TS 54-14
- Detektimi dhe alarmi i zjarrit
- EN 54-16 · EN 54-24
- Alarmi zanor
- EN 12845
- Sistemet sprinkler
- EN 14972
- Mjegulla e ujit
- EN 15004 · EN 15276
- Shuarja me gaz dhe aerosol
- EN 17446
- Kuzhinat komerciale
- EN 671 · EN 14384
- Hidrantet
- EN 12101
- Kontrolli i tymit
- EN 50545-1
- Detektimi i gazit në garazhe
Kërkoni ofertë për projektin e sistemeve
Na dërgoni projektin arkitektonik dhe elaboratin e mbrojtjes nga zjarri – oferta përgatitet pa pagesë.

